Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se është takuar me Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit.
“Raportova për ratifikimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe zbatimin e saj nga autoritetet tona”, ka shkruar Lekaj.
Ai nuk la pa përmendur pengesat që shteti serb po i vendos karshi Kosovës, përkundër marrëveshjeve të shumta.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të përballen me procedura të panevojshme administrative të cilat Serbia i ka vendosur enkas për shtetasit e Kosovës”, ka shkruar tutje Lekaj në Facebook.
Ai shtoi se: “Ne anëtarët e Këshillit miratuam Deklaratën e Përbashkët për një Strategji të Re Hekurudhore për Ballkanin Perëndimor, që synon përmirësim të transportit ndërkombëtar hekurudhor”.