Andi Zeqiri sulmuesi shqiptar i FC Lausanne-Sport-it i ka siguruar një pikë shumë të vlefshme ekipit të tij në derbin kundër liderit, Servette FC-së në javën e 17-të të Brack Challenge Ligës së Zvicrës, njofton Albinfo.ch.
Zeqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të dhe me topin e parë e dërgoi në rrjetë, duke e barazuar rezultatin 1:1.
Për të ishte goli i 4-të në gjashtë ndeshjet e fundit.
Nëntëmbëdhjetë vjeçari Andi Zeqiri në fillim të sezonit tha se pritjet për këtë sezon janë që të shënoje 10-të gola.