Fluturakja ka realizuar këtë herë fluturimin pa u ndalur në një distancë 1541 kilometrash nga qyteti amerikan i Phoenix (shteti i Arizona-s) deri në Dallas (shteti i Texas). Shpejtësia mesatare gjatë fluturimit kishte arritur 84 km/h.
Zvicerani Bertrand Piccard edhe më 4 maj kishte realizuar një fluturim të suksesshëm për 18 orë nga San Francisko deri në në aeroportin ndërkombëtar në Phoenix.
Aeroplan i quajtur “Solar Impulse” është fluturakja e parë që fluturon pa karburante të zakonshme, ndërsa energjinë e absorbon nga bateritë që mbushen nga rrezet e diellit.
Me këtë fluturim është konfirmuar se aeroplanët mund të fluturojnë pa karburante në lartësi maksimale prej 6.400 metra.
“Solar Impulse”, i cili është quajtur edhe ambasadori i së ardhmes, është një projekt zviceran dhe fluturimi i parë testues është bërë në vitin 2009.
Më 2014 është planifikuar fluturimi i parë rreth e rrotull globit që do të zgjasë nga 20 deri në 25 ditë pa u ndalur, por për shkak të përmirësimeve teknike të aeroplanit fluturimi do të realizohet gjatë vitit 2015.