Ambasada Zvicerane në Maqedoni përmes një njoftimi ka thënë se Zvicra është e njohur për arsimin dhe aftësimin profesional.
“Zvicra është njohur për arsimin dhe aftësimin e tij profesional. Një mësim i rëndësishëm që kemi mësuar është se ne duhet të përmirësojmë vazhdimisht sistemin e AFP-së për t’iu përshtatur ekonomisë dinamike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Shkup.
Në njoftim gjithashtu shkruhet seZvicra do të vazhdoj të përkrahë Maqedoninë në përmirsimin e e zhvillimit professional, përcjell albinfo.ch
“Duke pasur përvojën e Zvicrës, ne kemi kënaqësinë të përkrahim Maqedoninë në përmirësimin e mëtejshëm të zhvillimit të shkathtësive profesionale “.
Ambasadori Sybille Suter gjithashtu ka nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit për një fushatë shumëpalëshe për të promovuar karrierat profesionale dhe arsimin në Maqedoni.