Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se aktakuza e plotësuar e rastit të njohur si “ Rasti i veteranëve”, është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria e Shtetit.
Në njoftim thuhet se aktakuza është plotësuar sipas vërejtjeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po ashtu duke pasur parasysh kompleksitetin e rastit, kanë kërkuar afat shtesë, të cilit sipas tyre i janë përmbajtur me përpikëri.