Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që ka në skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti.
Nga titullar i padiskutueshëm në kampionatin e kaluar, këtë sezon Ancelotti nuk po i jep shumë hapësirë, sidomos në ndeshjet e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, dhe kjo ka bërë që zërat për largimin e tij të shtohen më shumë.
Këtë situatë është duke tentuar ta shfrytëzojë Chelsea, e cila synon transferimin e mbrojtësit shqiptar. Sipas medieve italiane, trajneri i Chelseas, Maurizo Sarri, dëshiron ta ketë sërish në skuadër mbrojtësin shkodran, me të cilin ka punuar sa ishte në krye të napolitanëve.
24-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021, përderisa kartonin i mbrojtësit llogaritet të jetë rreth 50 milionë euro.