Qeveria e Gjermanisë do të ndajë një gjysmë miliardi euro shtesë për të përmirësuar cilësinë e ajrit në qytetet e ndotura nga karburantet e automobilave, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, shkruan albinfo.ch.
Fondi aktual i një miliard eurove do të rritet në 1.5 miliard euro.
Merkel publikoi informacionin pas një takimi në Berlin me përfaqësuesit e qyteteve dhe lagjeve.
“Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte të shmanget vendosja e ndalimeve shtesë mbi makinat e vjetra të naftës në zonat urbane, ku u regjistrua një ndotje e madhe”, raportoi DPA.
Debati për cilësinë e ajrit në qytetet gjermane filloi pas skandalit në vitin 2015, kur Volkswagen pranoi se ka futur softuer të paligjshëm në automjetet e veta që mbulonin emisionet reale të gazrave të dëmshme.