Elhaida kalon në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”. Anëtarët e jurisë e kanë vlerësuar fuqinë e zërit të vajzës nga Shkodra.
Të të njëjtit mendim me të jurisë ishin dhe votat e shikuesve të dërguara me SMS, edhe fansat e saj, të cilën në shqip dhe italisht kanë lavdëruar Elhaidën dhe kanë thënë se zëri i saj është pa dyshim “The Voice” i këtij viti në Itali.
Elhaida Dani është e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës, e më pas si fituese e “Top Fest 2012” në Top Channel, me këngën “S’je më”