Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, këtë fundjavë edhe një futbolliste shqiptare, Anila Bytyqi i është shënuar në listën e pesë golashënuesve për ekipin e Lugano Femminile në Ligën e Zvicrës të futbollit për femra, njofton albinfo.ch.
Vajzat nga Lugano me rezultat 5:0 e kanë mundur FC Yverdon Féminin-in. Dy golat e parë për Luganon i shënojnë Kristina Maksuti në minutën e 11-të dhe Anila Bytyqi në atë të 25-ën.
Për ekipin nga Kanton Vaudi, luante futbollistja e vetme shqiptare, Qendresa Krasniqi.
Kristina Maksuti vazhdon ta udhëheqë listën e golashënuesve, me 8 gola.