Pas hedhjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, është bërë i ditur edhe kalendari i ndeshjeve shkruan albinfo.ch.
Shqipëria ndodhet në Grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.
Kuqezinjtë do ta nisin nga shtëpia përballë Turqisë. Një ndeshje që do të përsëritet kjo, shumë shpejt, pasi vitin e shkuar në miqësoren e zhvilluar në Stamboll, skuadra kuqezi fitoi me rezultatin 3:2.
Rrugëtimi do të nisë zyrtarisht më 22 mars 2019, ndërsa do të mbyllet më 17 nëntor 2019, përballë Francës po në Shqipëri.
Grupi H (Shqipëri, Francë, Turqi, Islandë, Moldavi, Andorra)
Ndeshja e parë, 22 Mars 2019: Shqipëri-Turqi
Ndeshja e dytë, 25 Mars 2019: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e tretë, 8 Qershor 2019: Islandë-Shqipëri
Ndeshja e katërt, 11 Qershor 2019: Shqipëri-Moldavi
Ndeshja e pestë, 7 Shtator 2019: Francë-Shqipëri
Ndeshja e gjashtë, 10 Shtator 2019: Shqipëri-Islandë
Ndeshja e shtatë, 11 Tetor 2019: Turqi-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 14 Tetor 201: Moldavi-Shqipëri
Ndeshja e nëntë, 14 Nëntor 2019: Shqipëri-Andorra
Ndeshja e dhjetë, 19 Nëntor 2019: Shqipëri-Francë