Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe dërgesat e emigrantëve të Shqipërisë, arritën në 196 milionë euro, 7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të mëparshëm.
Për gjithë vitin 2012, remitencat shënuan një rritje të lehtë me 1.6% dhe arritën vlerën e 676 milionë eurove.
Por, sipas ekspertëve kjo rritje nuk tregon përmirësimin e të ardhurave që marrin emigrantët në zonat e prekura nga kriza, kryesisht, Itali dhe Greqi, por sipas tyre kjo rritje lidhet me një valë të kthimit të emigrantëve në Shqipëri dhe me riatdhesimin e kursimeve të tyre.
Sic raportojnë mediat në Tiranë remitencat kanë shënuar uljen më të madhe në vitin 2011, duke arritur në 650 milionë euro.
Rënia e parave që futen nga emigrantët sjell më pak konsum nga qytetarët e thjeshtë, me pak investime në ekonomi si dhe ulje të prodhimit.
Në Shqipëri niveli i dërgesave nga emigrantët ndikon në uljen e varfërisë, pasi afro 60 për qind e familjarëve jetojnë me dërgesat e emigrantëve.
Kriza në rajon dhe eurozonë është arsyeja kryesore e rënies së remitencave.