Lojtari me fat ka fituar jo më pak se 32 milionë franga. Por nuk dihet asgjë për të, përveç se ka blerë tiketën me numrat fitues: 2. 13. 17. 30. 34. 38, në Zvicrën lindore.
Saktësisht 32’333’350 franga janë fituar me një tiketë në vlerë prej 60 centë. Bëhet fjalë për Jackpotin e dytë më të madh të fituar ndonjëherë në historinë e lotarisë zvicerane.
Jackpoti më i madh i fituar daton nga viti 2010. Atë kohë ishin fituar 35.8 milionë franga.