Një problem teknik ka bërë që avioni me të cilin udhëtonte kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel të bënte një ulje emergjente dhe të detyruar.
Derisa kancelarja Merkel ishte nisur për në Argjentinë ku do të marrë pjesë në Samitin e G20, avioni ka bërë një uljen të detyruar.
Mediat gjermane kanë raportuar se avioni ka ateruar në qytetin e Këlnit.
Pas uljes sipas mediave gjermane do të vazhdoj fluturimin me një avion tjetër drejt Argjentinës.
Kancelarja Merkel po udhëtonte së bashku me zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Financave, Olaf Scholz.