Targat e vjetra të Kosovës i kishin kushtuar me deportim nga Austria një çifti serb me origjinë nga Kosova. Ata kishin shkuar në Austria me një veturë që posedonte targat KM-XXX-XX, që për autoritete në Prishtinë janë ilegale sepse lëshohen nga Qeveria e Beogradit.
Policia austriake, siç raporton INA, ndaloi çiftin dhe pas verifikimit të makinës së tyre Mercedes Sprinter me targa të vjetra dhe dokumente të tjera, ka konstatuar se bëhet fjalë për qëndrim të paligjshëm në Austri. Ata janë u ndaluan në autostradën A8.
Çifti i moshave 32 dhe 33 vjeç ka treguar pasaporta e rregullta të Kosovës, mirëpo policia austriake dha urdhrin për deportim nga Austria, duke gjetur shkas edhe tek makina dhe targat e saj.
Çifti serb disa ditë më parë ishte refuzuar për azil nga enti i emigracionit në Vjenë