Skip to content

PSG –Liverpool, ndeshja kryesore sonte në CHL

Dy superduele do të zhvillohen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, që mund të jenë vendimtare për disa nga superyjet e kësaj gare sivjet. Sytë e gjithë botës janë kah dueli PSG– Liverpool, përballjen e yjeve nga të dyja skuadrat. Në rast se fiton Parisi ndaj Liverpoolit, do të mbetej ende në garë dhe […]

Dy superduele do të zhvillohen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, që mund të jenë vendimtare për disa nga superyjet e kësaj gare sivjet.

Sytë e gjithë botës janë kah dueli PSG– Liverpool, përballjen e yjeve nga të dyja skuadrat.

Në rast se fiton Parisi ndaj Liverpoolit, do të mbetej ende në garë dhe me gjasa të mira për ndeshjen e fundit në grupe, por nëse fiton Liverpooli dhe në anën tjetër Napoli mposht Crvena Zvezdën, PSG-ja do të eliminohej, e me të edhe superyjet si Nejmar e Mbape.

Në Grupin B, kryendeshja zhvillohet në Londër ndërmjet Tottenhamit dhe Interit.

Tottenhami mbetet në garë vetëm nëse mposht italianët, përndryshe, Interi kalon grupin edhe me barazim. Në ndeshjet e tjera të mërkurën takohet edhe Atletiko Madrid – Monako.