Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, edhe në këtë edicion po vazhdon me paraqitje të mira për skuadrën e Arsenalit në Angli.
Xhaka njihet për pasimet e sakta në mesfushë, dhe nuk kishte si të mungonte në renditjen e top-10 futbollistëve me më shumë pasime në Premierligë, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti shqiptar ndodhet në vend të tretë për lojtarin i cili ka kryer më së shumti pasime në këtë sezon me 1053 të tilla.
Sipas “Bleacher Raport”, një lojtar tjetër i topçinjve të Londrës bën pjesë në “top 10”.
Shkodran Mustafi, ka kompletuar gjithsej 830 pasime këtë sezon duke mbyllur klasifikimin ne vendin e 10-të.
Vendin e parë e mban blerja më e re e këtij sezoni nga Chelsea, Jorginho me 1237 pasime të kompletuara.