Gjithnjë e më shumë shoferët nuk shqetësohen për të vënë gomat e dimrit dhe aksidentet gjatë kësaj stine janë në rritje.
Policia e Graubünden thotë se gjatë javëve të fundit ka patur dhjetëra aksidente, ndërsa shumë automjete janë ende me goma verore, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Shifrat nga Zyra Federale e Rrugëve tregojnë se numri i aksidenteve që përfshijnë mos rregullimin e gomave adekuate është katërfishuar që nga viti 2011.
Me rritjen e aksidenteve, numri i njerëzve që plagosen është gjithashtu i lartë.
Vozitja me goma verore në dimër mund të dyfishojë distancën e frenimit.