Shkencëtarët në Harvard kanë krijuar një robot me madhësinë e një mize, i cili është në gjendje të bëjë të gjitha manovrat e insekteve të vërteta fluturuese, bën të ditur magazina “Science”.
Roboti në formë të një insekti peshon më pak se një gram dhe posedon “muskuj” super të shpejtë që lëvizin krahët e tyre.
“Miza robot” është krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Harvardit, nën udhëheqjen e Dr. Robert Wood dhe Dr. Kevin Ma, të cilët argumentojnë se këta robotë në miniaturë mund të përdoren në operacionet e shpëtimit.
Mund të shfrytëzohen edhe në rast të katastrofave mjedisore, për të zbuluar praninë e kemikaleve në hapësirat e ngushta.
Megjithatë, për të operacionalizuar funksionimin e tyre ka nevojë për të kryer edhe hulumtime shtesë.
“Mini roboti” fluturues ka karakteristikat e një insekti të vërtetë që shpejt mund t’i shmanget rrezikut të mundshëm.
Shkencëtarët kishin punuar në këtë projekt të veçantë për 12 vjet.