Xamax dhe Zurich kanë barazuar 3:3, në kuadër të javës së 15-të të Superligës zvicerane.
Në këtë ndeshje, tre golat për Zurichun i kanë shënuar futbollistët shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, shkëlqeu duke shënuar dy super gola nga distanca. Kryeziu realizoi për 2:1 dhe 2:2, derisa Benjamin Kololli shënoi nga penalltia për 3:3.
Kështu futbollistët pas formës shumë të mirë me Kosovën, që u kualifikuan në Ligën C, dhe në gjysmëfinale, kanë vazhduar me formë të mirë edhe në Superligën zvicerane.
Këto ishin dy golat e parë për Kryeziun në këtë sezon, derisa goli i gjashtë për Beenjamin Kolollin.
Në takimin tjetër, kampioni Young Boys mundi 1:0 Luganon.