Bostoni, është destinacioni më i mirë për të gjetur një punë. Renditet në vend të parë nga 100 qytetet e botës, sipas një listë të hartuar nga kompania “Movinga” – “Cities of Opportunity”.
Në top 10, katër prej tyre janë qytete gjermane. Munihu renditet në vendin e dytë, Hamburgu në vendin e katërt, Shtutgart në pestin dhe Frankfurt në vendin e nëntë.
Por këto nuk janë të vetmet qytete gjermane, në listën e 100 vendeve përfshihen edhe disa qytete të tjera, transmeton ‘Scan’.
Movinga ka hartuar listën duke përdorur të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), përcjell albinfo.ch.
Nota përfundimtare e çdo qyteti bazohet në tre kritere kryesore: shëndetin ekonomik të bizneseve, standardet e jetesës dhe mundësitë për të rinjtë, gratë dhe të huajt.
Athina renditet e fundit nga 100 qytete duke u vlerësuar me një notë prej vetëm 3.79 pikësh nga 10.
