Gjykata e Tiranës e ka shtyrë për 4 dhjetor seancën e shqyrtimit të padisë për “shpifje” të deputetit Taulant Balla kundër, kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës.
Kërkesa për shtyrje u bë nga avokati i Ballës, i cili kërkoi që klienti i tij të ishte prezent në sallë për të dhënë shpjegime në lidhje me pretendimet e tij, shkruan Albinfo.ch
Balla nuk ishte në seancë për shkak të një angazhimi zyrtar në Gjermani. Në këtë padi, Balla pretendon se Basha ka shpifur në sallën e kuvendit kur lidhi emrin e tij me 3.4 milion euro në një “Toyotat yaris”.