Kuvendi i Maqedonisë në seancën plenare të 26 nëntorit do të diskutojë për propozimin për amnistinë e ngjarjeve të 27 prillit, të propozuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-ja.
Me këtë propozim opozita kërkon që të gjithë të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit për zhvillimet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit kaluar të amnistohen.
Propozimi i tyre u bë pasi kryeministri Zoran Zaev, para se të bëheshin ndryshimet kushtetues për marrëveshjen për emrin, pati propozuar amnisti për këto ngjarje.