Fituesi i çmimit Grammy, Michael Buble, është nderuar me një yll në Walk of Fame në Hollywood.
Nderimi përkon me publikimin e albumit të tij të fundit, ” Love”.
Buble tha se ndihet i lumtur me këtë arritje dhe se një gjë e tillë është vështirë të arrihet.
43-vjeçari hodhi poshtë raportet e publikuara në Daily Mail se ai po tërhiqej nga muzika.Këngëtari kanadez ka shitur mbi 60 milionë albume në mbarë botën. Gjatë karrierës, ka fituar katër Grammy.