Sonte Zvicra nga ora 20:45 e pret Belgjikën në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo është ndeshja e fundit në grup, ku do të vendoset gjithçka, shkruan albinfo.ch.
Helvetikët kanë gjashtë pikë, derisa Belgjika nëntë, duke qenë lidere e grupit.
Nati duhet të fitojë me më shumë se dy gola epërsi, për të dalë në vendin e parë, dhe të kualifikohet në “play-off”, për fituesin e tërësishëm të Ligës së Kombeve.
Zvicra pak ditë më parë u mund në miqësore nga Katari, megjithatë, pritet të luajnë për fitore. Takimin e parë e kishin fituar belgët me rezultat 2:1.
Për këtë ndeshje janë ftuar si zakonisht Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti.
Pjesë e këtij grupi është edhe Islanda, që ka katër humbje në katër ndeshje.