Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi mbron titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).
Krasniqi e ka mposhtur Landaeta tek pasi janë zhvilluar 12 raunde, përcjell albinfo.ch.
Gjatë gjithë meçit boksieri shqiptar ishte më i mirë, mirëpo pa përjashtuar edhe disa goditje interesante të kundërshtarit, që nuk ndikuan në vendimin e fundit të jurisë.
Për Haxhi Krasniqin kjo ishte lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 49 fitore, ndërsa në pesë raste ka pësuar disfata.
Në anën tjetër për boksierin nga Venezuela, ky ishte meçi i 17-të, 16 nga të cilat i ka fituar dhe e ka humbur një, sonte kundër Krasniqit.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1053727101467949&set=a.1052567711583888&type=3&theater