Kosova ka dhuruar spektakël duke e mundur Maltën në udhëtim me rezultat bindës 5:0, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë e ka shënuar qendërsulmuesi Vedat Muriqi, duke shfrytëzuar një gabim të vendasve për 1:0. Ndodhi kjo në minutën e 15-të, shkruan albinfo.ch.
Ai kishte shënuar edhe në ndeshjen në Prishtinë ndërmjet këtyre dy Përfaqësueseve që përfundoi 3:1.
Golin e dytë e shënoi Benjamin Kololli, duke paraboluar portierin kundërshtar për 2:0. Futbollisti i Zurichut shënoi në minutën e 70-të.
Donis Avdijaj zëvendësoi Arbër Zenelin, dhe Advijaj shënoi dy gola, në minutën e 78-të dhe 80-të.
Fillimisht asistoi Muriqi dhe më pas Milot Rashica për Avidjaj që nuk gaboi duke shënuar dy gola të shpejtë për 4:0.
Ndërkohë, golin e pestë e shënoi Milot Rashica nga distanca në minutën e 85-të.
Për Kosovën debutoi edhe Shkëlqim Demhasaj, i cili zëvendësoi Vedat Muriqin.
Kosova të martën e pret Azerbajxhanin në ndeshjen vendimtare për vendin e parë.