Futbollisti i Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ia ka uruar ditëlindjen e 125-të klubit, të cilin atë e bëri të famshëm në arenën ndërkombëtare, FC Basel.
Shaqiri në urimin e tij për klubin ka postuar edhe një foto të tij kur u shpall kampion i ligës me këtë ekip, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në komentet e shumta që ka marrë postimi i futbollistit nuk ka munguar as ai i FC Baselit.
“Merci Xherdan”, thuhet në përgjigjen e klubit, nga i cili kanë dalë emra të mëdhenj të futbollit me prejardhje shqiptare, si vëllezërit Xhaka, Shaqiri, Ajeti e shumë të tjerë.