Këngëtarja kosovare, Loredana Zefi, është pritur mirë nga publiku gjerman me këngën e saj “Bonnie and Clyde” në bashkëpunim me të dashurin Mozzik.
Kjo këngë është bërë hit jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Gjermani.
Kjo këngë bëri që ajo të nominohet në një nga kategoritë e festivalit të njohur gjerman, 1Live Krone. Përmes Instagram, Loredana njoftoi se është nominuar në kategorinë “Best Hip Hop Act”.
“1 Live Krone” është një festival i përvitshëm në Gjermani, që shpërblen artistët për punën e bërë gjatë vitit.