Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka postuar disa pamje të rënda të djegies së qenve.
Sipas njoftimit të tyre, një qen është djegur vitin e kaluar, ndërsa një tjetër para disa ditësh, shkruajnë mediat vendore.
Kjo ngjarje e tmerrshme thuhet se ka ndodhur në “Kodrën e Timave” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Fotoja e parë tregon djegien e një qeni Pit Bull, vitin e kaluar (2017), kurse fotot e tjera, siç shihet, serish një qen i djegur, ditë më parë.
Dëshmitarja e këtij akti mizor i ka fotografuar personalisht. Normalisht, nuk ka qenë e pranishme më herët që t’i identifikojë kryesit e veprës së krimit, por i fotografoi më vonë.
Elza Ramadani nga të Drejtat e Kafshëve ka thënë se kjo është e tmerrshme çfarë ka ndodhur, derisa rasti nuk është pranuar në polici, raporton “TV Dukagjini”.