Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e ish- kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.
Ai është në arrati dhe po kërkohet nga policia.
Për Gruevskin është lëshuar edhe një urdhër arrest.
E gjithë kjo punë u bë për shkak të mosparaqitjes së Gruevskit në gjykatë në lidhje me dënimin e tij.
Gruevski është dënuar për blerjen e Mercedesit të blinduar në vlerë prej më shumë se gjysmë milioni euro.
Deri më tani ish- kryeministri maqedonas është kërkuar në shtëpinë e tij dhe në vende të cilat qëndron, por ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij, shkruan Albinfo.ch.