Mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka shënuar sërish për skuadrën e Liverpoolit në fitoren si mysafir kundër Fulhamit në kuadër të Premier Leauges.
Shaqiri ka luajtur në këtë ndeshje 81 minuta dhe i ndihmoi skuadrës së tij sërish me një gol. Golin e parë për mysafirët e shënoi sulmuesi Muhamed Salah.
Kjo fitore e Liverpoolit vjen pas humbjes turpëruese që e pësuan në Beograd në mesjavë nga Cervena Zvezda në kuadër të Ligës së Kampionëve, e në të cilën ndeshje nuk ishte i ftuar fare Shaqiri.
Kjo fitore e bën lider skuadrën e Livrpoolit me 30 pikë, por që ka një ndeshje më shumë se City e Chelsea.
https://www.youtube.com/watch?v=qtQ8jhygUGk