Resorti austriak i Ischgl-it e ka ndaluar skijimin pas orës 8:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Ndërsa të gjithë ata që nuk e respektojnë rregullin do të gjobiten me 2,000 eurosh.
Ky rregull i ri u miratua edhe nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Zonës dhe iu njoftua të gjithë pushuesve edhe nëpërmjet postimit të tij në rrjetet sociale, transmeton ‘monitor’.
Ky vendim ka tingëlluar shumë i çuditshëm për një numër të madh pushuesish, sepse resorti njihet për pistat e tij shumë të mira të skijimit dhe për ndriçimin e mirë, përcjell albinfo.ch.
Por në njoftimin e bërë publik theksohej se vendimi është marrë për të shmangur në maksimum çdo rrezik.
Në vitin 2012, një tjetër resort austriak, St. Anton, u ndalonte skitarëve konsumimin e pijeve alkoolike gjatë pushimeve të tyre të ndryshme.