“Me trishtim të madh Mark dhe Carol Thatcher kanë njoftuar se nëna e tyre, Baronesha Thatcher, ka vdekur në mënyrë paqësore këtë mëngjes pas një sulmi në zemër” deklaroi Zoti Tim Bell. Funerali i saj do të zhvillohet pas “dhjetë ditësh”, tha zëdhënësi i saj.
Ky njoftim ka nxitur reagime të shumta. Mbretëresha Elizabeth II dhe kryeministri britanik David Cameron, i cili vendosi të ndërpresë turneun e tij evropian, shprehën pikëllimin e tyre për gruan e parë kryeministre në Britani.
Me nofkën “Zonja e hekurt”, Margaret Thatcher ishte kryeministre britanike prej vitit 1979 deri në vitin 1990. Anëtare e Partisë Konservatore, ajo ishte bija e një tregtari. Ajo ishte e para -dhe e vetmja deri më sot – grua britanike që kryesoi qeverinë, njëherësh duke mbajtur rekord për jetëgjatësinë e asaj qeverie.