Siç raportojnë mediet nga Shkupi, në kryeqytet deri në mesditë nuk kanë dalë as 10 për qind, ndërsa më shqetësuese është votimi në Tetovë ku po vërehet një interesim shumë i vogël i qytetarëve për të votuar në balotazh.
Po ashtu, numër i vogël votuesish është regjistruar edhe në Gostivar, Strumicë, Lozovë, Berovë, Strugë…etj.
Ndryshe, sipas KSHZ-së, në orën 07.00 e mëngjesit janë hapur të gjitha kutitë e votimit, ndërsa vendvotimet do të rrinë të hapura deri në orën 19:00. këto janë zgjedhjet e balotazhit në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërsa të drejtë vote kanë 1.1 milion qytetarë.
Raundi i dytë po mbahet në komuna: Qyteti i Shkupit, Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Manastir, Çair, Haraçinë, Berovë, Bogdanci, Bërvenicë, Butel, Veles,Vrapçishte, Gostivar, Debarcë, Dellçevë, Gjorçe Petrov, Jegunovcë, Kavadarcë, Karbincë, Karposh, Koçan, Lozovë, Mogillë, Resnjë, Staro Nagoriç, Studeniçan, Tearcë, Qendër, Çeshinovë – Obleshevë.
Partitë shqiptare na raundin e dytë konkurrojnë në: Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Haraçinë, Vrapçishte, Tearcë.