Revista e njohur Billboard e ka shpallur si gruan e vitit këngëtaren Ariana Grande.
Ylli i muzikës pop do të nderohet në eventin e Billboard Women in Music dhe çmimin gala në Neë York më 6 dhjetor.
Grande i bashkohet ikonave që janë nderuar më parë, duke përfshirë Selena Gomez, Madonnën, Lady Gagën dhe Taylor Swift.
Ajo do ta marrë çmimin në edicionin e 13-të të “Gruas në Muzikë”.
“Ajo ka guxim, po bën këngët më të mira të karrierës së saj muzikore dhe absolutisht e meriton titullin ‘Gruaja e Vitit'”, ka thënë zyrtari i kësaj reviste, Ross Scarano.