Mbretëresha e Mbretërisë së Holandës, Beatrix, në një ceremoni ushtarake, e cila u mbajt në Akademinë Mbretërore të Holandës, në qytetin Breda, dekoroi zyrtarisht fjalën “Kosovo 1999” në flamurin e Forcës Ajrore të Mbretërisë së Holandës.
“Dekorimi është bërë duke iu referuar kontributit të rëndësishëm të Forcës Ajrore Mbretërore të Holandës në kampanjën e NATO-s kundër prezencës ushtarake të forcave serbe në Kosovë për “trimërinë nën kërcënim te vazhdueshëm””, thuhet në një kumtese lëshuar ga Ministra kosovare e Punëve të Jashtme.
Ceremonia ishte një prej aktiviteteve speciale rreth festimit të 100 vjetorit të Forcave Ajrore.
Në ceremoni kanë marrë pjesë presidenti i Senatit Holandez, Freed de Graaf, kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve Anouchka van Miltenburg, ministrja e Mbrojtjes, Jeanine Hennis-Plasschaert, komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjeneral Tom Middendorp, komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Sander Schnitger dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve holandeze.
Po ashtu, sipas MPJ-së, i ftuar special ka qenë ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërisë e Holandës, Nexhmi Rexhepi.