Kryeqyteti italian, Roma është duke u venitur me rrugë të prishura, mbeturina në të gjitha anët dhe sistem publik të transportit që nuk i plotëson dot kushtet e banorëve.
E këta qytetarë të zemëruar u lodhën më dhe kanë organizuar protesta para komunës, me qëllim që shërbimet bazë të qytetit të përmirësohen.
Kryeqyteti i lashtë i Perandorisë romake, ka mbijetuar mbi lavdinë e dikurshme por dekada të tëra të neglizhencës, korrupsionit dhe burokracisë i kanë kushtuar shtrenjtë.
Romakët tani për këtë gjendje e fajësojnë udhëheqjen e qytetit, aktualisht kryetaren Virginia Raggi e cila vjen nga Lëvizja Pesë Yjet, e cila madje është nën hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëshmi të rrejshme.
Maria, një banore e Romës thotë se kurrë nuk ka parë kryeqytet evropian në gjendje kaq të rrënuar sikurse Roma. “Ne jetojmë në ndyrësira, në kushte të tmerrshme.
Asnjë qytet evropian që e kam parë nuk duket kështu, s’ka gjendje kaq të keqe” tha ajo. E Fabrizia është ankuar rreth sjelljes së qytetarëve të cilët i lënë mbeturinat në rrugë. Protesta në Romë ishte organizuar nën moton, Roma thotë mjaft.