Sipas vlerësimeve të Booking.com, qyteti bregdetar shqiptar Ksamili është ndër Top 10 vendet për t’u vizituar përgjatë 2019, shkruan albinfo.ch.
Ishujt e Ksamilit dhe plazhat aty afër ofrojnë një pamje spektakulare të rivierës shqiptare. Shkaku i vendosjes në Top 10 të Ksamilit lidhet me afërsinë mes Butrintit, Sarandës dhe Korfuzit.
Për këtë vlerësim ka shkruar edhe Business Insider: “Bota po bëhet më e vogël. Falë shpejtësisë, çmimeve të lira, fluturimeve të gjata, destinacionet si më parë ishin të panjohura sot po bëhen atraktive: si Uzbekistani dhe Shqipëria.”
Faqja e udhëtimeve ka verifikuar mbi 163 milion shikime dhe kërkime nga 21.500 turistë prej 29 shtete të ndryshme, përcjell albinfo.ch. Të gjitha këto për vitin pasardhës.
Përveç bukurisë natyrore, cilësi e veçantë e Ksamilit përmendet edhe ushqimi i mirë detar dhe mikpritja shqiptare.
Gjatë pesë viteve të kaluara, Ksamili ka qenë edhe nikoqir i festivalit të midhjeve që organizohet në mes të majit.