85 përqind e zviceranëve ndjeheshin të shëndetshëm gjatë 2017. 27 përqind janë duhanpirës. Kjo në fakt është më pak sesa 1992, por njëlloj si në 2007. Katër nga pesë persona pijnë alkool, kurse çdo i dhjeti pi çdo ditë alkool. Numri i mbipeshës dhe obezëve është stabilizuar në 42 përqind. Këto janë rezultatet më të rëndësishme të Zyrës Federale për shëndetësinë zvicerane BFS për vitin 2017. Kjo tregon se trajtimi shëndetësor dhe gjendja shëndetësore e banorëve ka ndryshuar në 25 vitet e fundit.