Princesha Ayako e Japonisë është larguar nga familja mbretërore për t’u martuar me Kei Moriya, një punëtor i thjeshtë japonez. Çifti është martuar me një ceremoni tradicionale në Tokio. Ayako, e cila është paraqitur me veshje aristokrate në dasmë, do ta humbasë statusin e princeshës pas ceremonisë së kurorëzimit. Zvogëlimi i popullësisë mbretërore në Japoni ka ngritur shqetësime. Nga kjo ka lindur kërkesa për ndryshimin e Ligjit Perandorak të Pasardhësve.
Kjo nuk është mbështetur nga konservatorët japonezë, të cilët janë kundër që femrat ta trashëgojnë fronin. Në këtë mbretëri kanë mbetur vetëm edhe 4 trashëgimtarë.