Partia më e madhe opozitare në Maqedoni ka propozuar projektligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e këtij shteti.
Kjo përpjeke e kësaj partie bëhet pak kohë pasi kryeministri Zoran Zaev propozoi pajtim për këtë ngjarje.
Me këtë ligj parashikon që të gjithë të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit e rastit që ndodhi më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë të amnistohen.
Drejtuesit e partisë opozitare kanë thënë se janë të gatshëm të kërkojnë falje për këtë ngjarje të shëmtuar.
VMRO-ja i bën thirrje të gjitha partive të bashkëpunojnë në fazën e amendamenteve, e po ashtu kërkohet nga kryeministri Zaev që në bazë të formimit të Komisionit për pajtim kombëtar ta marrë këtë propozim.