160 artistë popullore nga trojet shqipfolëse kanë marrë pjesë në edicionin e 10 të festivalit folklorik Tipologjik që është mbajtur në qytetin e Lezhës.
Ky edicion i këtij festivali përkoi me vitin mbarë kombëtar të Skënderbeut dhe në repertorin e 15 grupeve pjesëmarrëse vend të veçantë zinin këngët kushtuar heroit kombëtar.
Këngët dhe tingujt e lahutës, sharkisë e çiftelisë kumbuan për dy net.
Takimi i parë i këtij aktiviteti kulturor u organizua në Lezhë në vitin 1995 për të vijuar traditën në çdo vit me këtë veprimtari folklorike.