Xhudoja është sporti më i suksesshëm në Kosovë dhe këtë e tregon edhe suksesi i fundit në Abu Dhabi, ku garuesit kosovarë fituan tre medalja.
Nora Gjakova me plot meritë fitoi vendin e parë, kurse dy garueset tjera Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendin morën të argjendtën. Kelmendi ishte e pafat, pasi në çerekfinale lëndoi hundët dhe i kushtoi gjatë finales – ku kishte gjakderdhje të madhe.
“Tri medalje, një e artë e dy të argjendta. Nora sot ishte e paparë. Majlinda u rikthye fuqishëm. U lëndua në luftën çerekfinale dhe në finale gjakderdhja e tepërt detyroi mjekun ta ndërpresë luftën, vendim të cilin e përkraha edhe unë. Lëndimi s’është serioz përveç gjakderdhjes që s’lejoi të vazhdohet finalja. Distria sot ishte si në ditët e saja më të mira”, ka shkruar trajneri Driton Kukan në rrjetet sociale.
“Akili nesër garon dhe shpresojmë në performancë të mirë. Nora një mijë pikë, kurse Majlinda e Distria nga 700 pikë olimpike”, ka shkruar më tej Kuka.