Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Brendshëm.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter njoftoi se Xhafaj ka paraqitur dorëheqjen të cilën ai ia kishte pranuar.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falënderojë për kontributin e çmuar”, ka shkruar Rama pa dhënë detaje tjera për dorëheqjen e tij.
Rama njoftoi po ashtu se ka emëruar gjeneralin Sandër Lleshi, që oshte edhe këshilltar i tij të sigurisë në postin e ministrit.
“Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, ka shkruar Rama.
Ministri Xhafa ishte akuzuar nga opozita se ka fshehur të dhënat e vëllait të tij që ishte i përfshirë në trafikim të drogës. Xhafaj është ministri i dytë i shkarkuar pas Sajmir Tahirit.