Përfaqësuesja rumune në futboll, ndeshjen e radhës në kuadër të Ligë së Kombeve kundër Lituanisë më 14 nëntor në Ploiesti, do ta zhvillojë me tribuna të zbrazëta, infomrojnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Kjo u vendos nga Komiteti i Etikës i UEFA-s, i cili iu përgjigj disa incidenteve në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Serbisë (0-0) më 14 tetor. Përveç kësaj, Shoqata Futbollistike Rumune do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 73,000 euro.
UEFA po reagon ndaj sulmeve raciste nga ana e tifozëve rumunë. Në një mbishkrim të tyre, refugjatët u krahasuan me terrorista dhe kënduan këngë kundër Hungarisë dhe Kosovës, me parullën “Kosova është Serbi”. Përveç kësaj, tifozët hynë në fushë dhe i ndezën fishekzjarre, informon më tej Albinfo.ch.
Federata Futbollistike Rumune FRF në një deklaratë për media ka deklaruar se është duke shqyrtuar mundësinë e një ankese.