Sot në Zvicër jetojnë rreth 14 mijë persona me një pasuri prej gjysëm milion franga ose më shumë në vit – në 1990 kjo shifër ishte rreth 3000. Këtë e thotë një raport i Sindikatës Federale Zvicerane (SGB). Në të njëjtën periudhë numri i milionërëve është rritur nga 1000 në mbi 3000 sosh.
Ndërkohë rrogat e ulta dhe të mesme janë rritur pak, gjatë këtij intervali. Nga 1996 rrogat e mesme janë rritur 16 përqind, ndërsa rrogat e larta për 47 përqind, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.
Ndarja e padrejtë e pasurisë
E rrezikshme është pabarëzia te të ardhurat e të pasurve, të cilat kanë arritur të rrisin pasurinë nga 6 deri 42 përqind nga pasuria e përgjithshme. Kjo është tepër e madhe krahasuar me vendet tjera të botës. Për këtë, sipas Sindikatës, si kundërmasë duhet të rriten rrogat nga 2 deri 2.5 përqind dhe të ketë një rrogë të 13-të për të gjithë.
Përveç kësaj Sindikata ka kritikuar edhe politikën tatimore të deritanishme dhe sigurimin shëndetësor. Kjo e fundit në dhjetë vitet e fundit është rritur për 115 përqind.