Sipas vendimit të drejtësisë maqedonase, Nikola Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares në 8 nëntor, por kjo mund të shtyhet, pasi avokatët e të pandeurit kanë dërguar kërkesë deri të Gjykata Supreme, për të shtyrë derisa të deklarohen për rishqyrtim të procedurës.
Gjykata Supreme shpesh ka shtyrë çështjen e paraqitjes në burg të të pandehurve dhe kjo ka ndodhur edhe vërtetimet mjekësore. Shtyrje prej më së shumti tre muaj mund të marrë edhe nëse ndodh sëmundje e rëndë në familjen e të ngushtë.
Ish kryeministri Gruevski, në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale është dënuar për veprën për përfshirje ilegale gjatë furnizimit të Mercedes C-600 gard, në vlerë prej 550 mijë euro.