Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pasi në automjetin e tyre janë gjetur 2007 monedha metalike false nga 5 franga dhe pesë monedha metalike nga dy euro.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parave, në Prishtinë, Prizren e Vushtrri, përcjell albinfo.ch.
Pas rastit me monedhat metalike, Policia po ashtu ka bërë të ditur edhe për rastin e falsifikimit të parave në Prizren, ku në rrugën “Zahir të enjten në ora 15:00 punonjësja e një banke, ka informuar se nga një i dyshuar ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro, e që dyshohet se është e falsifikuar.
Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
Po ashtu në Vushtrri, një punëtor banke ka njoftuar se një person në bankomat kishte deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.