Njëra nga këngëtaret që ka bërë ‘boom’ kohët e fundit është Tayna. Ajo është një këngëtare e zhanrit Hip-Hop/R&B.
Emri i saj i vërtetë është Doruntina Shala dhe vjen nga Prizrenit. Nofkën e mori vitin e kaluar.
Ajo ka disa hite, si “Thirri krejt shoqet”, “Columbiana”, “Shqipe”, “Doruntina” etj, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja do të ketë një turne deri në Vitin e Ri, si në Zvicër, Gjermani, Itali, Shqipëri, Uells, Suedi dhe vende të tjera.
Turneun evropian e nis në Bielefed më 27 tetor, për të vazhduar në Shtuttgart, Hanover, pastaj më vonë edhe në Bernë, Luzern, si dhe në “Rinora 4” për Vitin e Ri.
https://www.instagram.com/p/BpXfSkCgaHA/?fbclid=IwAR2JKfZlUtnMa6z4SiMbF3um2mOGgLK4NJJ0Bic37-1IFkfY7oescRFVByE