Kjo është konventa e parë e përhershme midis Zvicrës dhe Kosovës. Konventa do të kontribuojë në zhvillimin e mirë të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.
Ajo merr në konsideratë zhvillimet që rezultojnë nga projekti i OCDE-së “Erozioni bazë dhe ndryshimi i fitimit” (BEPS), i cili synon të luftojë erozionin e bazës tatimore dhe transferimin e fitimit, informon Albinfo.ch. Në veçanti, ajo siguron një klauzolë antiabuzimi dhe një klauzolë arbitrazhi. Konventa gjithashtu përmban një klauzolë të ndihmës administrative që është në përputhje me standardet ndërkombëtare për shkëmbimin e informacionit sipas kërkesës.